Në Tetovë ka 9 pacientë me coronavirus të shtruar në spital

Në Tetovë ka 9 pacientë me coronavirus të shtruar në spital

Gjatë fundjavës së kaluar janë pranuar dy pacientë të infektuar me COVID-19 në Spitalin Klinik në Tetovë. Gjithsej nëntë pacientë po mjekohen në këtë Klinikë.

“Për dallim nga fundi i javës së kaluar ku kishte 70 kontrolle, në 24 orët e kaluara në qendrën kovide vërehen më pak persona që kërkojnë kontrolle, gjegjësisht ka 30 raste të tilla”, njofton Hasan Iljazi.

Nga 9 të shtruarit në spital, tre prej tyre nuk janë të vaksinuar, ndërsa gjashtë pacientët e tjerë janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Të shtruarit janë në departamentin e njësisë infektive ku ka edhe tetë vende të lira.