Me 04.04.2019 në ora 20.35 në SPB Shkup është lajmëruar se në pritjen e Stacionit të autobusëve është gjetur i vdekur një person- pa shtëpi me identitet të pavërtetuar, transmeton Almakos.
Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar në Butel.