Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, prej të cilave 57 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 23 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 18 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe 17 sanksione për parkim të parregulltë të automjeteve
Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.