Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e tri sanksione për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.
Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, trembëdhjetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, pesë masa për shoferët fillestarë dhe pesë gjoba për automjete të paregjistruara.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.