Ka filluar pranimi i pacientëve të lënduar nga diskoteka “Puls” e Koçanit në Repartin e Terapisë Fizikale në Spitalin Klinik-Shtip. Udhëheqësi i Repartit për Terapi Fizikale në Spitalin Klinik-Shtip, Nikolla Kostadinov, deklaroi se janë përgatitur edhe 50 shtretër spitalorë, ku të lënduarit më rëndë do të shtrohen për rehabilitim.
“Pacientët kemi filluar t’i pranojmë një ose dy ditë më parë. Të gjitha kapacitetet në Spitalin Klinik – Shtip, të cilat janë pesëdhjetë shtretër për pacientë dhe kapacitetet e Terapsip Fuzikale janë vënë në funksion. Rastet më të rënda do të trajtohen si pacientë të shtruar këtu dhe disa në spitalin e Koçanit. Pacientët kanë djegie dhe kontraktura të rënda, por kemi një numër të madh të pacientëve me fraktura dhe amputime, aty do të kemi rehabilitim të plotë të frakturave dhe djegieve, si dhe ushtrime të frymëmarrjes, të cilat janë pjesë e rehabilitimit të pacientëve me djegie”, thotë Kostadinovi.
Në Repartin e Terapisë Fizikale në Spitalin Klinik-Shtip dhe në spitalin në Koçan, të lënduarit do të mund të rimbëkëmben më lehtë me hidroterapi, elektroprocedura dhe kinesioterapi. Në rehabilitimin e të lënduarve nga diskoteka e Koçanit janë përfshirë mjekë specialistë dhe kuadër i trajnuar i fizioterapisë. Në rast nevoje do të angazhohen edhe mjekë nga spitalet e tjera të vendit. Gjithashtu, pacientëve me djegie do t’u mësohen ushtrimet e frymëmarrjes, të cilat do të kenë një rëndësi të madhe për rimnëkëmbjen dhe rikuperimin e tyre të shpejtë. Qendra e Terapisë Fizikale në Shtip ka një pishinë me ujë termal nga burimi “Kezhovica”, i cili konsiderohet si një nga ujërat më shërues në Evropë. Përdoret për ushtrime dhe mjekim të pacientëve, kryesisht me fraktura. Kostadinovi apelon pacientët me djegie të mos përdorin balsame dhe kremra nga mjekët alternativë, por të kërkojnë kujdesin e duhur mjekësor.