Rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike që paguajnë familjet nga qeveria dhanë rezultatet e pritura. Ndërsa çmimi i energjisë elektrike po rritet pothuajse në të gjitha vendet fqinje, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë të njëjtin çmim gjatë gjithë dimrit dhe pranverës.
Vendi i fundit që ka paralajmëruar rritje të çmimit të rrymës është Serbia, ku nga maji qytetarët do të paguajnë tetë për qind më të larta faturat e energjisë elektrike, ndërsa çmim më të lartë do të ketë edhe gazi. Qeveria e Serbisë për të luftuar rritjen e çmimit ka dalë me një sërë masash të ngjashme me ato të Qeverisë sonë në përpjekje për të ulur ndikimin e rritjes së çmimeve, por siç duket ato masa janë të vonuara./Lajmi i plotë.