– Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë vizitës në Paris u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi. Në takim u hapën çështjet lidhur me reformat në administratën publike në të cilat aktualisht punojnë të dy vendet. Në takimi u shkëmbyen përvoja, dhe u konkludua se edhe Maqedonia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëllim, e ai është një administratë kompetente që do të ofrojë shërbime efikase, të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin e biznesit, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike. Është biseduar edhe për nevojën për rritje të transparencës në punën e administratës, që do të kontribuojë në uljen e korrupsionit. Mancevski e ka ngritur nismën për uljen e shpenzimeve për roaming mes të dy vendeve, si dhe për bashkëngjitjen e Shqipërisë në marrëveshjen rajonale për uljen e çmimeve të roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Në këtë pjesë ekziston mundësia për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim, me të cilin do të ndiqet shembulli me nënshkrimin e memorandumit për roaming midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, shtohet në kumtesën e Ministrisë. Në takimi është biseduar edhe për mundësinë për njohje reciproke të nënshkrimeve elektronike dhe vulave midis dy vendeve.
Data 12.08.2025
Aktuale
- “Që të fitosh duhet rezistuar”- Tritan Shehu: Vendimi i gjykatës në favor të News24, hap në mbrojtje të lirisë së medias
- MEMBM publikon shpallje për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm që ndodhen ne gjendje të varfërisë energjetike
- “Akte haptazi të paligjshme”- Tedi Blushi: Gjykata i dha të drejtë News 24, “Kambalja” ka përgjegjësi penale
- “Te News 24 kam folur atë që kam menduar”- Shpend Gashi: Ky TV është institucion më vete
- “Gjykata na dha të drejtë”- Drejtoresha e Përgjithshme, Anila Jole: Mesazhi i qartë! News 24 ridel në transmetim për pak orë
- SafeJournalists Albania mirëpret vendimin e gjykatës për News 24: Të respektohet pa vonesë, të mbrohen të drejtat e gazetarëve
- Si të mbroheni nga vjedhjet: 10 këshilla të rëndësishme për sigurinë e shtëpisë tuaj
- UGSH përshëndet vendimin e Gjykatës së Tiranës: Të ndalet menjëherë cënimi i të drejtave të gazetarëve të News 24! KAYO t’u kthejë menjëherë materialet e punës