Me 12.04.2019 në ora 14.00 në Stacionin Policor në Tetovë është lajmëruar se në kazermën ‘Erebino”, rreth orës 11.00, I.A.(59) nga Gostivari, i punësuar në ARM, përgjegjës për shkatërrimin e municioneve dhe mjeteve eksploduese është lënduar rëndë, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, derisa I.A. bashkërisht me B.Z. dhe V.Xh., të punësuar në ARM kanë vepruar në deaktivizimin e inflatorëve, I.A. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin në Tetovë, ndërsa prej aty në Qendrën Emergjente në Shkup.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.


