Në Berovë, Manastir dhe Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm në ora 7 të mëngjesit është matur temperaturë prej – 4 gradë Celsius, -3 Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Prilep, -2 Kavadar, Shtip, Gjevgjeli, Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Lazaropole, -1 Kriva Pallankë, Tetovë, Kumanovë, Demir Kapi, Veles, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Ohër dhe Dojran dhe 1 gradë në Pretor dhe Dibër.
Sipas njoftimit të DPHM-së, shtresa e borës në Hanet e Mavrovës është 38 centimetra, në Krushevë 20, në Kodrën e Diellit 12, ndërsa në Gjurishtë një centimetër.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull në luginat përgjatë Vardarit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesën perëndimore herë pas here më e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup në mëngjes me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.