Në fshatin Lubidrag të Kumanovës që ështê ngjit me fshatin Çerkez, 100 % e banuar me shqiptarë gjendet mbishkrimi “Kosova është Serbi”, shkruan Almakos.
Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski u deklarua kundër korridorit 8, duke e cilësuar si hartë të Iliridës. Përndryshe, Dimitrievski, ka pasur përkrahjen e votuesve shqiptarë.
Lexuesit e Almakos e pyesin publikisht kryetarin e Komunës së Kumanovës se a pajtohet me mbishkrimin në Lubidrag?
Është kërkuar që të ndërpritet urrejtja nacionale në Kumanovë e cila në vazhdimësi dhe në forma të ndryshme po përsëritet.