Kosova arreston dy shtetasit maqedonas që tentuan t’i vënë në qarkullim 50 mijë euro false
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj.
Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).