Një nxënës i mitur nga një shkollë në Karposh ka përfunduar në polici gjatë ditës së djeshme pasi tek i njëjti një mësues ka gjetur një plumb të pashkrepur, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria.
“Më datë 05.05.2023, në Stacionin Policor Karposh, është realizuar bisedë zyrtare me një të mitur nga Shkupi, për shkak se në ora 11:48 në SPB-Shkup, nga shkolla fillore në rajonin e komunës së Karposhit, ku ai ka mësuar, është raportuar se më datë 05.02.2023 një mësues në këtë shkollë ka gjetur një plumb të pa shkrepur tek ai. Punonjësit e policisë e kanë marrë plumbin dhe për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik”, thonë mes tjerash nga MPB.