Në furrën e “Feni”-t sot është bërë shkatërrimi i armëve të papërdorshme dhe të dëmtuara nga MPB. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se ngjarja është kontribut ndaj ditës botërore për luftë kundër armëve të vogla dhe të lehta – 9 Korriku, dhe tregon kujdes lidhur me gjendjet me armët në Republikën e Maqedonisë. “Bëhet fjalë për 590 copë armë, edhe atë pistoleta, pushka automatike dhe gjysmëautomatike, pushka ajrore, pushka-mitraloza të cilët janë përdorur në njësite të ndryshme të MPB-së dhe tani janë jashtë përdorimit”, informoi Spasovski Përzgjedhja që shkatërrimi i armëve të papërdorshme të realizohet në “Feni industri”, është për
shkak se, siç tha, nga vetëm tre fabrika ku mund të bëhet kjo, “Jugohrom”, “Makstill” dhe “Feni”, dy kapacitetet e tjera nuk kanë furra funksionale.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


