NË FUNERALIN E KËPUCËVE
Në funeralin e këpucëve
I mblodha të gjitha
Edhe shapkat verore me gisht
Të gjitha në një kuti
Të madhe, të zezë
Dhe u nisa për në varreza
Se askush nuk më pret
Miqtë u zhdukën si reja
Në qiellin e verës
Dhe këmbët nuk duan të ecin kuturu
Në tokën tashmë të askujt,
Të shitur tinëzisht, barbarisht,
Që ende ruan dhimbjen e gjurit
Të fëminisë sime.
Tani,
Më mirë zbathur mbi gurishte
Le të çahen thembrat, gjak le te shkojnë
Dhe gishtat le të mpihen
Dhimbja që as nuk ndjehet
Para funeralit të këpucëve të mia
E këmbëve të mia vejane.
I DASHURI IM, CFARE TRISHTIMI! …
I dashuri im,
Po më vdesin nëpër duar trupat e njomë
hiri i tyre po ngec nëpër flokët tanë,
përreth, flakë që përpijnë gjithҫka
dhe skërmitje të dështuara
të humbësit,
fitimtar të hirit.
Flaka djeg bukën,
dhe qiellin flakëron.
Shpirtrat tanë dridhen nga trishtimi,
grabisim buzët qiellore të një foshnjeje
dhe puthemi në të ardhmen.
PEIZAZH NJERZOR
Gra kurva,
plaka
Spitullaqe të vonuara të seksit
Të nxjerrë në ankand.
Burra kurva,
Hamshorë të dështuar
Dashnoresh mendjezhabash.
Drejtorë vemjexhinj,
Profesionistë
Jargësh
Që mbushin qytetin.
Propagandë boshe,
Facebook-istë të fiksuar
Fëmijë pornonjohës “eksellent”
Kinse modernë.
Motele me erëra kutërbuese
Ku ekzekutohet ankandi I trupit
Dhe numërohen paratë .
Burokratë të trembur
Që shohin e dinë gjithcka
Po nuk flasin
Nuk flasin…
UNI I PANDREQSHEM
Sa kohe zgjat Uni i Pandreqshem?
kapardiset ne lajkat e vetvetes,
ekstaze
symbyllur per te pare rreth e rrotull
i mjafton Uni i Vet
injorant
Uni qe nuk mund te dale kurre nga shpergenjte
por kur e sheh veten
e sheh vetem me kostum lavdie
prere
nga lajkataret
perfituesit
pseudot gjithefarelloj
ngrefoset Uni i Pandreqshem
dhe bertet
Une…!Une!…Une!…
Po sa e madhe eshte bota e tij?
THONJEZAT
U tretën miqtë
Si breshëri ,
Si breshri ma morën frymën
Dhe tani…nuk janë më
Asnjë…
U tretën
Toka i thithi
Unë ec në tokën time
Me breshër të tretur.
TE KUQE U BENE LUTJET NE JERUSALEM
Pas sulmit te fundit
Të kuqe u bënë Lutjet
Në Jerusalem,
Të ngrohtë si gjaku,
Shpirtrat enden rreth nesh
E na mbulojnë me dashurinë e tyre
Jerusalemi mezi gëlltit natën nga dhimbja