Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe si dhe një delegacion i përbërë nga kori diplomatik dhe përfaqësues të OBSH-së, UNICEF dhe OKB mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Shkupit kanë pranuar dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga COVAX mekanizmi, transmeton Alsat. Dërgesa e parë përfshin rreth 24 mijë doza të vaksinave nga kompania Astra Zeneca.
– Advertisment –
Në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar 6.940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Vendi deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina Sputnik V dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza të vaksinës Astra Zeneca për vaksinimin e gazetarëve, Ndërsa gjatë ditës së djeshme dhe sot vazhdon vaksinimi në Beograd she Nish për qytetarët që kanë caktuar termine dhe për odat ekonomike.



