
Në vendvotimin 2011 në Tearcë sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Vendvotimi 2011 në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” u hap në orën 7, ndërsa votimi duhet që të përfundojë në orën 19:00. Në Listën zgjedhore në këtë vendvotim janë regjistruar gjithsej 714 votues.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë ankesën për të sjellë vendim për anulimin e votimit në këtë venedvotim.
Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 qytetarë.