DIMITRIEVSKI KUNDËR NDRYSHIMIT TË STEMËS, STEMA AKTUALE ËSHTË BASHKËKOHORE
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milososki, vlerson se Çështja e ndryshimit të stemës shtetërore nuk ka të bëj me zgjedhjet e ardshme e as me debatin për çështjet ekonomike, megjithatë sipas tij, Maqedonia e Veriut duhet të ketë një stemë të re, pasi sipas tij, Maqedonia nuk duhet të mbetet ndër vendet e pakta që ende përdorin simbolikën sovjetike në stemën e tyre shtetërore, së bashku me Bjellorusinë, Taxhikistanin dhe Angolën.
“Është koha që Maqedonia të ketë një stemë moderne shtetërore. Vendi ynë ka një trashëgimi të pasur historike, e cila mund të lidh ASNOM-in, periudhën e Ilindenit dhe momente të tjera të rëndësishme dhe e gjithë kjo mund të përfaqësohet përmes një steme tw re moderne shtetërore. Nëse po flasim për simbolet moderne shtetërore, atëherë me të vërtetë nuk mendoj se Maqedonia duhet të qëndrojë në të njëjtën shoqëri me Bjellorusinë, Taxhikistanin dhe Angolën” – tha Milloshovski.
Ndërkaq, ndryshe mendon Kreu i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievskisipas të cilit stema nuk duhet ndryshuar pasi stema aktuale përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore. Dimitrievski edhe pse e la të hapur për diskutim këtë çështjen njofton nuk ëashtë njoftuar nga partnerët e koalicionit për idenë e ndryshimit të stemës.
“Qëndrimi im personal është se stema jonë ka vazhdimësi dhe e pasqyron Maqedoninë. E kishim njëherë shansin, e ndryshuam çfarë u desh. Ajo është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë. Nëse hapim temë për ndryshimin e stemës dhe simboleve të tjera shtetërore, hapim një debat që mbase nuk mund ta mbyllim. Kjo stemë pasqyron edhe aspektin historik edhe atë gjeografik” – tha Dimitrievski.
Kundër ndryshimit të stemës doli edhe lideri I LSDM-së Venko Filipçe, kurse Arben Taravari nga koalicioni VLEN kërkon që në një pako me stemën të funet edhe çështja e himnit, dhe heqja e 20 %. Nga BDI kërkuan që simbolet e shtetit të jenë gjithëpërfshirëse – të ndjehen nga të gjithë qytetarët! /tvklan.mk/