SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër J.B.(56) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ uzurpim pronash “ dhe “ dhënien e dëshmive të rrejshme” dhe kundër G.B.(29) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ uzurpim pronash”, transmeton Almakos.
Në Kratovë, në rrugën ‘Vera Jociq’ në parcelën prej 51 metra katror në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore, të paditurit kanë ndërtuar një shtëpi me hapësirë biznesi. Pastaj të paditurit në parcelën prej 17 metra katror, në pronësi të C.V., A.V. dhe O.V., të gjithë nga Kratova, në kundërshtim me ligjin kanë ndërtuar shkallë deri te objekti i caktuar. Pas kësaj, në Komunën e Kratovës, në shtesën e kërkesës për legalizimin e objektit të përmendur, i padituri i parë ka dhënë dëshmi të rrejshme se e njëjta është ndërtuar në vitin 2010.