SPB Shtip ka ngritur padi penale kundër E.B.(28) dhe D.F.(40), dytë nga Kocani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe “ mundësim në përdorimin e drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 12.10.2018 në rrugën Negotinë-Shtip, në veturën e drejtuar nga i padituri i dytë, i padituri i parë i ka mundësuar D.F. dhe një personi tjetër që të konsumojnë marihuanë.
Në afërsi të Kocanit, gjatë kontrollit në veturën e përmendur, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar një qese me 236 gram marihuanë.