Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Bedri Çollaku, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është një humbje e madhe për familjen e tij dhe për të gjithë sferën politike.
Postimi i plotë
Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.
Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta!
U prehtë në paqen e merituar!



