SPB Tetovë njofton se dje (01.03.2026) në orën 12:22 në Bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, oficerët e Policisë së Tetovës arrestuan H.A. (21) nga fshati Leshnicë e Poshtme, rajoni i Tetovës.
“Gjatë një kontrolli me radar, u përcaktua se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 113 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.


