Dje në ora 12:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles, kanë ndaluar S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” .
Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datë 06.08.2024 rreth orës 12:00 në zonën e fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe mali me kërcell të ulët dhe mbetje të prerjeve. I janë marrë sendet që dyshohet se kanë lidhje me krimin dhe në një bisedë zyrtare në stacionin policor ka pranuar veprën e kryer.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa është paraqitur kallëzim penal për veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”.