Dje në ora 14:45 në Gostivar, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë së Gostivarit, kanë hequr nga liria 34-vjeçarin banues të Gostivarit S.M., i dyshuar për “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim e sipër.
Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se ka kryer “vjedhjen e rëndë” në periudhën prej 13 qershorit deri në orën 12:50 të pasdites, gjatë së cilës ka marrë disa sende.
“Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.