Kërcënimet e bëra ndaj kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani nga funksionar i lartë i BDI-së, Beqir Asani, janë kërcënim ndaj çdo gazetari. Sjellja e tillë ndaj gazetarëve është e patolerueshme, andaj “MOS KENI FRIKË” ishte ky mesazhi që kishte për qëllim të përcjellë protesta e sotme para Qeverisë së Maqedonisë.
“Lidhini qentë sa s’kanë kafshuar, se mund të bëhet vonë”, e porositi kryetari i SHGM-së, Naser Selamani, ministrin pa resor Robert Popovski, përgjegjës për komunikim dhe transparencë. Qeveria e kaluar nuk u largua për t’i lënë vend tjetrës që të vijë dhe njësoj të kërcënojë gazetarët që mision kanë arritjen tek e vërteta, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe tentimet për të heshtur zërin e së vërtetës janë të patolerueshme, porosi në protestën e sotme kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Naser Selmani, kryetar i SHGM-së
“ Qeveria ka për dëtyrë që t’I heshtë “naçallnikët”, gazetarët “zvarriten” nëpër gjykata sepse fotografojnë fytyra publike në vende publike. Nëse unë apo kolegët e mi heshtim, ta dini se nëser mund të jetë rradha jua. Nuk i jam frikësuar Gruevskit kur shërbëtorët e tij u janë kërcënuar fëmijëve të mi, nuk frikësohem as tani. Nuk pranojmë shpjegime se në Qeveri ka djem të mirë e të këqinj. Nuk ka dy Qeveri. Nuk u trembem dhunuesve të BDI-së dhe as atyre që heshtin dhe qëndrojnë në qeveri bashkë me ata.”- tha Naser Selamani.
Gazetarët e pranishëm në protestë dënuan një sjellje të tillë nga individë të pushteti aktual, të cilët përpos jetës së vet gazetarit kërcënojnë edhe familjën e tij.
Sipas tyre Qeveria ka për obligim të kërkojë nga Prokurori Publik që të zbatojë ligjin dhe të vendosë para përgjegjësisë ata që tentojnë të pengojnë fjalën e lirë, sepse pas zgjedhjes së kryeprokurorit aktual qëndron Qeveria.
“ Nëse kjo Qeveri lejon që ky rast të mbetet pa u dënuar, atëherë në hyjmë në një cikël të ri të dhunës ndaj gazetarëve, gjë që do të dëmtonte të gjithë shtetin dhe synimet strategike për të përparuar. Prokuroria të marrë masa dhe të zbatojë ligjin. Kemi qeveri e cila është zgjedhur në bazë të premtimeve se në këtë shtet do të mbizotërojnë principet për sundimin e shtetit të së drejtës.”- tha gazetari Borjan Jovanovski.
“ Duhet të ju kujtojmë se jo vetëm nuk guxojnë që ta kthejnë atë që ishte deri dje, por nuk guxojnë as të mendojnë të falin atë që kanë ndodhur deri dje dhe që vazhdojnë të ndodhin edhe sot. Fatkeqësia bëhet edhe më e madhe kur kërcënimet dhe rrezikimet ndaj gazetarëve vijnë në formë më të hapur dhe buron drejtëpërdrejtë nga Qeveria, partnerët e qeverisë dhe nga njerëz të fuqishëm që I mbron qeveria. Kjo duhet të jetë e patolerueshme dhe për ne nuk mjafton vetëm dënimi verbal I aktit, vetëm ndërprerja e kërcënimeve, por si gazetarë kërkojmë përgjegjësi për rastet që kanë ndodhur deri më tani”- tha gazetari Arben Zeqiri.
Ministri për komunikim Robert Popovski , i cili ishte i pranishëm në protestën e gazetarëve, tha se janë marrë masat e nevojshme dhe se tani lënda është në duart e prokurorëve.Reagim ka ardhur edhe nga zv/kryeministri Bujar Osmani, i cili i ka dënuar kërcënimet që funksionari i BDI-së ka bërë ndaj Naser Selmanit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com

