Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Ai gjatë vizitës së sotme u takua me zëvendësministrin e Jashtëm dhe drejtorin e Çështjeve Evropiane, Mehmet Kemal Boaza.
Murtezani në profilin e tij në facebook ka shkruar se në kuadër të vizitës në Ankara, kishte nderin të zhvilloj takim me Mehmet Kemal Boaza.
“Gjatë takimit është biseduar për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të cilat e formojnë rajonin tone. Miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është shtyllë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë. Ne iu referuam rrugës evropiane të vendit tonë, zgjerimit të BE-së, rëndësisë së implementimit (zbatimit) të Agjendës reformuese, procesit të Berlinit si dhe sfidave globale që kanë të bëjnë me stabilitetin në rajon”, ka shkruar Murtezani.
Ai më tej ka shtuar se partneritetet e fuqishme dërgojnë drejt një rajoni më të fortë dhe të bashkuar në vizionin për një të ardhme më të mirë.