Dalja në skenë e shumë partive politike në veçanti te blloku shqiptar erdhi si paknaqësi nga disa parti politike që gjatë gjinden në skenën politike në vend. Me këtë u bënë edhe shumë koalicione të partive dhe populli shqiptar kishte mundësinë më shumë se asnjëherë që të votoj për njërën nga partitë e shumta.
Nga këtu vihet dilema se vallë është e mundur që partitë e ashtuquajtura parti të vogla të shkrihen në një parti të vetme. Sipas analistëve një qasje e tillë është e mundur.
Në një analizë në lidhje me atë se a është e mundur që partia e Gëzim Ostrenit UNITETI të shkrihet në LR-PDSH, analisiti politik Alajdin Demiri thekson se një gjë e tillë është e mundur dhe se logjika e forcimit të partive është që të shkrihen sepse kjo parti doli si frakcion apo ndryshe thënë si një paknaqësi e madhe e BDI-së, por do duhet kohë që të ndodh shkrirja në një parti të vetme.
“Shkrirja është proces i vështirë për arsye se duhet të ketë një vullnet politik dhe arsyetim se duhet të shkrihet, nga ana tjetër duhet të shihet edhe pozitat e LR-PDSH-së a janë të gatshëm fjala është për një vullnet i cili duhet të jetë bipolare tek njëra dhe tek tjetra parti. Logjika e forcimit të partive është që të shkrihet për arsye se ajo parti doli nga një paknaqësi e madhe në rradhët e BDI-së , mirëpo edhe nga ana tjetër edhe LR-PDSH doli si paknaqësi e madhe e PDSH-së, këtu është logjika e shkrirjes mendoj se ajo do të vij por ndoshta do të duhet një kohë që të punohet në atë se pse edhe si të shkrihet”, thotë për zhurnal Demiri.
Sipas tij, një logjikë e tillë mund të ekzistoj vetëm nëse vullneti i tillë kanalizohet me njerëzit e kryesisë, gjithashtu shton se ajo mund të behet përmes një kongresi të unifikimit, dhe është i mendimit se duhet t’i bashkangjiten edhe partitë e tjera si ajo pjesë e RDK-së që është në koalicion me LR-PDSH-në.
“Arsyeja e logjike edhe politike mund të ekziston, ai vullnet duhet të kanalizohet edhe me njerëzit e kryesisë duhet të vendoset, gjithsesei ajo mund të bëhet në një kongres të unifikimit, mirëpo kësaj mendoj se duhet ti bashkohen edhe partitë tjera, siç është ajo pjesë e RDK-së që është në koalicion me LR-PDSH-në” ka deklaruar për në fund, analisti Alajdin Demiri.