Medai Shaholli
qyfyre bulevardi
Mulla Sula, Kryemyftiu i përjetshëm i BIM ka kërcënuar të gjithë armiqtë e tij që kërkojnë ta rrëzojnë apo ta rrezikojnë postin e Kryemyftiut.Ai ka ngjeshur jataganin dhe është gati për betejën e radhës …Ky është kryemyftiu që bekoi ish kryeministrin antishqiptar Gruevski, si shpërblim për mbështetjen që ai i ka dhënë mulla Sulës në krye të BIM.
Kësisoj,Mulla Sul ky sulltan i paprekshëm i pushtetit vazhdon të mbajë peng BIM,si pronën e tij private.
Kryemyftiu Sul,është një prosllav i bindur prej kohësh pasi në memoaret e tij të publikuara së fundmi, ai besnikërinë ndaj “dërzhavës” SFRJ, e shprehte si komunist titist jugosllav, ku veten e krahasonte me “trimin komit “Gjorçe Petrovin.
Edhe nën qeverinë e titistit Zajko,Mulla Sul vazhdon të sundojë në krye të BIM,duke i mjelur dhe vjelur delet shqiptare në mbarë vendin si Sulltani i paprekshëm dhe i padiskutushëm në këtë vend të çudirave.
E gjithë “supremaci” e krijuar ndaj të tjerëve në BIM, vjen nga mbështetja që i japin qeveritë e ndryshme sllave Mullës Sul, për shërbimet ndër vite që ai i ka dhënë “dërzhavës”, duke i qetësuar masat dhe besimtarët kur ata janë revoltuar ndaj fushatave ushtarako-policore të pushtetit sllav kundër shqiptarëve.Ky ishte dhe mbetet mulla Sul,garanti i ruajtjes së paqes dhe sabilitetit të “dërzhavës” edhe kur ajo i shtyp dhe persekuton shqiptarët.
Mulla Sul me sa duket ,me mbështetjen e pushtetit (si njeriu më i besuar në radhët e Myftinive) do të mbetet edhe për shumë kohë kryemafiozi në krye të BIM,si Kyemyftiu i paprekshëm në historinë e Bashkësisë Fetare Islame në “dërzhavën” tonë të përbashkët Severna Makedonija.