Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri deklaron për Front Online se qytetarëve nuk mund t’iu falen 100 euro për tatimin në pronë sepse kjo s’mund të bëhet s’mund të bëhet pa ligj.Kurse deklarata e ministrit Murati po përdoret për marketing politik.
“Ministri mundet me ligj me bë këtë punë me çu në Parlament sepse s’mundet me fal këtë pune, por kjo po përdoret për marketing politik dhe unë nuk merrem me atë punë. Qeveria duhet me qenë proaktive edhe nëse dëshiron ka mundësi, me zbrit shkallën e poshtme të koeficientit që i taton qytetarët prej 0.15% më bë 0.1 dhe mandej kjo rritje eliminohet dhe nuk ka asnjë telashe. Le ta bëjë me ligj, kjo me fjalë nuk bëhet, duhet me pru ligj në parlament”, është shprehur Muhaxheri.I, pyetur se nëse projektligji nuk sillet në parlament, Muhaxheri ka dhënë një përgjigje të shkurtë.
“Nëse se bjen i dëmton komunat, sepse njerëzit presin me pagua, iu rritet tatimi dhe kjo punë shkon kështu duke u zhagitë”, ka thënë kryetari Muhaxheri.
Lidhur me rritjen e tatimit në pronë ka shkruar edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Kica-Xhelili e ka quajtur si ping-pong ligjor nismën e Ministrisë së Financave për faljen e borxhit të tatimit në vlerë 100 euro.Sipas deputetes së LDK-së e gjithë kjo po bëhet që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave.
Për çështjen në fjalë, Front Online ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Financave, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të portalit.Ende, nuk dihet nëse Ministria do të ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta lehtësuar situatën në lidhje me rritjen e tatimin në pronë, ndaj të cilit shtrenjtim qytetarët kanë paralajmëruar edhe protestë.
Data 04.11.2026
Aktuale
- “Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”, Koçeku: Duhet të marrë formë përfaqësimi dhe të jetë gati me një listë për Kuvendin
- GTA 6: Shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor, përgatituni për një hapësirë të madhe
- Irena Beqiraj: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!
- (VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në
- (VIDEO) Mickoski: Po përballemi me një kërkesë artificiale
- Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar
- Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462
- (VIDEO) Rregulla të reja dhe kontrolle të rrepta , gjoba deri në 6.000 euro për pronarët e kafshëve



