Z. Haxhipazi është ekonomist i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përfunduar studimet master në fushën e Menaxhimit Financiar në Institutin Ekonomik – Shkup. Karrierën e tij në bankë e ka nisur në vitin 2007 si Referent për kredidhënien e popullsisë në Degën Gostivar. Në vitin 2009 është emëruar Drejtor i Degës Gostivar, ndërsa në vitin 2010 është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Rrjetin e Degëve dhe Ekspoziturave. Në vitin 2012 është emëruar në pozitat e Drejtorit të Drejtorisë për Marketing dhe Shitje të MSME-ve. Në qershor të vitit 2017 është avancuar në pozitat e Drejtorit të Sektorit për Burimet Njerëzore, Organizatë dhe Trajnime, përgjegjës për Drejtorinë për Burime Njerëzore dhe Organizatë dhe Drejtorinë për Punë Administrative. Me strukturën e re organizative në shkurt të vitit 2024, z. Haxhipazi është emëruar Drejtor i Sektorit për Operacione, nën të cilin janë Drejtoritë për Pagesat në Vend/Operacione, Pagesat ndërkombëtare, Operacione Kreditore dhe Depozitare, Banka Digjitale – Operacione dhe Operacione me Para Kesh. Në mars të vitit 2025, z. Haxhipazi është emëruar Drejtor Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve, nën të cilin janë Sektori për Operacione, Sektori për Kredidhënie dhe Sektori për Sistemet e Informacionit. Gjatë karrierës së tij ka qenë anëtar aktiv i disa komisioneve dhe bordeve, si dhe anëtar i dhomave të tregtisë dhe shoqatave.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!
- (VIDEO) 10 hafëzë të rinj për çdo ditë në xhaminë e Duqanxhikut lexojnë vargje Kurani
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!


