Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georg Georgiev. Siç është raportuar në rrjetin X, Mucunski në bisedë ka shprehur vendosmërinë e tij për forcimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmet dy vendeve.
Ministri i jashtëm Mucunski gjithashtu e përgëzoi Georgievin për emërimin e tij në këtë pozitë.
“Kam pasur bisedën e parë telefonike miqësore me Georg Georgiev, ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. E përgëzova për emërimin e tij dhe shpreha vendosmërinë tonë për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar së bashku në stabilitetin rajonal dhe përparimin e përbashkët”, shkroi Mucunski në X.
Kujtojmë se Parlamenti bullgar votoi dje Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Rosen Zheljaskov.