Mbrëmë, një aeroplan special me 151 pasagjerë nga Lindja e Mesme, konkretisht nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 109 ishin shtetas të Maqedonisë, ndërsa pjesa tjetër vinin nga vende të ndryshme të tjera.
Mucunski theksoi se me këtë fluturim të tretë të organizuar, shtetasit e RMV-së nga rajoni u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me një plan të përgatitur më parë, në koordinim të ngushtë me institucionet kompetente.
Pasagjerët u transportuan më parë në Riad me transport të organizuar, nga ku fluturimi special i nxori ata nga zonat e prekura.
“Siguria e qytetarëve tanë është dhe mbetet përparësia jonë kryesore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve tanë që kanë nevojë për mbështetje në rajonet e krizës”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.


