Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka deklaruar se opozita në Maqedoni po përgatitet për një revolucion të ri shumëngjyrësh, e nxitur nga faktor të jashtëm. Duke folur në një konferencë për shtyp, Zaharova ka thënë se diplomat amerikan kanë qenë të përfshirë në protestat që janë zhvilluar në Serbi, duke shfrytëzuar “një grup të vogël të qytetarëve të paguar nga jashtë dhe që janë agresiv”, ndërsa ka shtuar se vazhdojnë tentimet që të organizohen protesta të tilla në Maqedoni.“Po përgatitet terren për një revolucion të ri shumëngjyrësh, kësaj radhe në Maqedoni. Konstatojmë se praktika e përzierjes në punë te brendshme të shteteve është thellësisht e rrënjosur në Ballkanin”, ka deklaruar Zaharova, e cila ka theksuar se protestat e opozitës kundër presidentit Ivanov dhe Qeverisë janë hyrje në “revolucionin” e ri.
<
p style=”text-align: justify”>
<
p style=”text-align: justify”>