Për aktivitetet e shtuara të ambasadorit rus nuk flet Ministria e Jashtme.
Alsat dërgoi pyetje si i shikojnë ata takimet që ambasadori rus mban nëpër institucione të rëndësishme siç është rasti sot në Kuvend?
Dhe duke pasur parasysh që para ca kohësh Rusia e shpalli vendi si vend armik, a do të sillet ndonjë vendim që të mos ketë takime të këtilla në institucione shtetërore? Deri tani, heshtje edhe në Ministrinë e Jashtme.
Si i sheh Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme takimet që ambasadori rus zhvillon me përfaqësues politikë nga institucione të rëndësishme në vend, siç është rasti me takimin sot në Kuvend?
Duke pasur parasysh se pak kohë më parë Rusia e shpalli vendin armiqësor, a do të merret ndonjë vendim që kështu takime të mos bëhen në institucionet shtetërore?
Pak ditë më parë, ambasadori rus u prit edhe nga kreu i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in në cilësinë e kreut të ZNAM-it.
Dimitrievski, i qeshur në fotografinë me ambasadorin rus, njofton mësimin e rusishtes në shkollat e Kumanovës.
“Në takim biseduam për më shumë tema aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, kishte shkruar Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës (ZNAM).
Pas këtij takimi, ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, por jo edhe nga eksponentët e pushtetit. / Alsat.mk