Ministria për Punë të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë nga Ambasada amerikane në Shkup ishte raportuar se ka veturë të dyshimtë në parkingun e ambasadës.
Siç kanë informuar nga MPB për MIA, ekip i tyre menjëherë është dërguar në teren ku është kontrolluar vetura, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Vetura bëjnë të ditur nga MPB është marrë për kontroll të mëtutjeshëm.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme nga ambasada njoftuan se linja telefonike e tyre është ndërprerë.