Për rrahjen masive që ndodhi pasditën e djeshme në Burgun e Idrizovës, ministria e Punëve të Brendshme ka dalur me detaje, transmeton TV21. Nga MPB thonë se dy persona kanë marrë lëndime nga mjete të mprehta, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor.
“Më 26.06.2024 në ora 13.10 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës kanë lajmëruar se rreth ores 10.30 në reparti e mbyllur ambulantor, rendi dhe qetësia publike janë prishur nga një përplasje fizike mes disa personave të dënuar, gjatë së cilës ka pësuar lëndime E.M (26), derisa S.D(43) dhe S.M(29) kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, bëjnë të ditur nga Minitria e Punëve të Brendshme.