Policia ka ngritur kallëzim penal kundër një 22-vjeçari nga Gjevgjelia për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe për veprën penale “marrje ose shkatërrim i vulës ose dokumentit zyrtar”, transmeton Portalb.mk.
Dje, gjatë një kontrolli në shtëpinë e personit nga Gjevgjelia, policia gjeti 27 gramë kokainë, një peshore digjitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera me mbetje kokaine.
Kur zyrtarët e policisë e prezantuan të dyshuarin me përmbajtjen e urdhrit të kontrollit, një kopje e të cilit iu dha edhe atij, ai mori kopjen e dytë me vulën zyrtare dhe e grisi atë.
“Personi u ndalua në stacionin policor të Gjevgjelisë, dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë u informua për incidentin. Pas paraqitjes së një kallëzimi, ai u soll para një gjyqtari nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, i cili urdhëroi që të mbahet në paraburgim për 30 ditë”, tha policia.