Alsat-M 2019-05-10T11:56:47+02:00
MPB në faqen e saj të internetit ka publikuar detajet e aksionit të mbrëmshëm policor në disa lokacione të Shkupit. Siç theksohet në njoftimin e policisë:
Hetimi kriminalistik është kryer në periudhë prej tre muajve ndërsa qëllimi ka qenë që të arrestohet një grup kriminel I përbërë prej katër personave nga Shkupi, i cili ishte identifikuar si grup kriminel mire i organizuar me ligje të rrepta të hierarkisë, që merreshe me prodhim dhe lëshim në treg të kokainës, i cili më pastaj është përpunuar për përdorues të rajonit të Shkupit.
Njëkohësisht të njëjtit kanë shantazhuar dhe në formë mire të organizuar kanë paguar për informacione për masat që do të ndërmerr policia, si dhe informata konkrete për procedurat gjyqësore në procese që të njëjtit kanë qenë të akuzuar.


