Gjatë ditës së djeshme në protestën për ‘El Chekën’ u lënduan vëllai i tij dhe e ëma e tij.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri apel që të paraqiten të gjitha rastet tjera të dhunës.
“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin në lidhje me protestën e djeshme në sheshkin ‘Skënderbeu’ në Shkup është denoncuar vetëm një sulm fizik nga N.N ndaj I.G që është mjekuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Denoncime tjera për sulm fizik në protestën e djeshme nuk ka”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se nëse ka ndonjë vepër ndaj sigurs të secilit qytetar, këtë ta bëjë në stacionin më të afërt policor dhe më pastaj me standarde profesionale do të ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasit./Telegrafi/


