Policia e Gjevgjelisë dje në ora 15:30 e ka privuar nga liria J.N (48) nga Gjevgjelia
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kërcell kanabisi dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë.
Siç informuan sot nga MPB-ja, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të bëhet kallëzim përkatës.