Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) thonë se sipas statistikave, motoçiklistët vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion.
– Advertisements –
“Statistika për motoçiklistët që përfshihen në aksidente rrugore është shqetësuese. Sipas të dhënave, vjet kanë humbur jetën 125 persona në aksidente, ndërsa 18 prej tyre janë motoçiklistë”, thonë nga KRSK-ja.
Sipas këtij Këshilli me lëndime të rënda trupore vitin e kaluar kanë përfunduar gjithsej 158 motoçiklistë.
“Gjendja me sigurinë e motoçiklistëve në komunikacion është shqetësuese nëse merret parasysh fakti se në Maqedoni ata përbëjnë rreth 2% të numrit të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa në vitin 2020, rreth 15 nga numri i përgjithshëm i të vdekurve janë motoçiklistë. Duhet të potencohet se krahas kufizimeve ligjore, për shkak të kushteve të motit, motoçiklistët në komunikacion janë aktiv vetëm gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e KRSK-së.



