Moti në Maqedoni do të jetë me diell , vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, veçanërisht në pjesët perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18, ndërsa e ditës prej 27 deri në 34 gradë Celsius.
Indeksi UV do të ketë vlerën 8.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa vonë pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.