Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell, me vranësira të moderuara dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura do të jetë nga tetë deri në 16 gradë celsius.
Në Shkup pritet të mbajë mot i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrijë 12 gradë.
Deri në fund të javës parashikohet një periudhë të motit të qëndrueshëm dhe të thatë me temperatura relativisht të ulëta në mëngjes dhe më të larta gjatë ditës. Nga e premtja në lugina do të ketë kushte për mjegull.

