Alsat 2019-04-22T16:22:16+02:00
Të dhënat e Asociacionit qytetar MOST që janë marrë nga fletëvotimet e vlefshme tregojnë se Blerim Reka ka marrë 10,98 për qind, Gordana Siljanovska Davkova 44,32 për qind dhe Stevo Pendarovski 44,7 për qind të votave me margjinë të gabimit prej plus-minus 0,5 për qind. Nga MOST shprehen se fushata ka kaluar në atmosferë përgjithësisht të relaksuar dhe për herë të parë nuk janë regjistruar incidente. Nga Asociacioni qytetar e theksojnë faktin se para raundit të parë të votimit janë mbajtur një numër i konsiderueshëm i debateve mes kandidatëve përmes të cilave votuesit kanë pasur mundësinë të bëjnë zgjedhje informative.
Loading…



