Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore. Qytetarët në Kosovë, tash e sa vite vazhdojnë të presin nga qeveritë që ta bëjnë sigurimin shëndetësor, por deri më sot kjo nuk është arritur.Ekspertët shëndetësorë kanë thënë për Radio Kosovës se 15 vite pa sigurime shëndetësore, çdo ndryshim tjetër është kozmetik.
Qeveria duhet t’i dizajnojë programet e veta dhe shoqëria duhet të përgatitët që të paguajë për shëndet, përkatësisht për sigurimet shëndetësore, është shprehur për Radio Kosovën deputeti i AAK-së, Shëmsedin Dreshaj, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi. Dreshaj tutje ka theksuar se procesi i sigurimeve shëndetësore ka ngecur si pasojë e mosgatishmërisë së politikës dhe jo e qytetarëve.
“Mendoj që është e obligueshme që ne të fillojmë të kontribuojmë, të marrim pjesë në krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore dhe sigurimet shëndetësore të jenë ato që çojnë përpara procesin e prosperitetit të shëndetësisë. Ka pasur iniciativa edhe në legjislaturat paraprake por procesi ka ngecur si pasojë e mos gatishmërisë politike e jo e qytetarëve”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj, tutje thotë se sigurimet shëndetësore duhet të përfshijnë fillimisht brenda vetes një pako bazike, të cilën shteti mundet ta ofrojë.“Nuk është mirë që 15 vjet pas themelimit si shtet të mos kemi sigurime shëndetësore. Ne duhet të avokojmë që ky fond të krijohet sa më shpejt. Qeveria dhe qytetarët t’i marrin përgjegjësit e veta dhe të nesërmen të dalim faqebardhë. Dhe jo ta bartim përgjegjësinë te njeri – tjetri, sepse kështu nuk mund t’i çojmë proceset përpara”, tha ai.
Ndërkaq, Besim Kodra, nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, ka thënë për Radio Kosovën se pa fillimin e sigurimeve shëndetësore, nuk mund të pritet një reformë në sistemin shëndetësor. Çdo ndryshim tjetër që bëhet në shëndetësi, sipas tij, është kozmetik. Ndërsa lidhur me këtë temë, Radio Kosova i ka dërguar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo deri në transmetimin e këtij raporti ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Data 11.05.2025
Aktuale
- Përplasja mes grupeve partiake në Dibër, reagon policia: Kemi nisur hetimet! Xhemal Gjunkshi pretendon se dikush ka qëlluar me armë
- Taravari: Më mirë të dalim në opozitë, nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian
- EMRAT/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim me urdhër të SPAK dy persona! Policia kontrolle në banesat e tyre
- SHBA “Karadaku”: Uta Ibrahimi je frymëzim për anëtarët tonë, urime ngjitjen në 14 majat më të larta të botës
- Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”
- Monitorim për krime zgjedhore një ditë para votimeve, agjentët e BKH dhe dy prokurorë të SPAK “zbarkojnë” në Fier
- (VIDEO) Ahmeti: T’i lëmë hidhërimet, na duhet unitet kombëtar
- (VIDEO) E kërcënuan se do t’ia rrahin vëllanë e sëmurë, u dha 25 mijë euro shokëve të klasës