Informacion lidhur me procedurën e plotë e cila i parapriu aktivitetit për largim të sigurtë të materieve kimike nga lokacione dhe sektorët e prodhimit në rrethinën e SHA “OHIS” – Shkup.
Të nderuar
Në përmbledhjen e kësaj shkrese, ju dërgojmë informacionin lidhur me procedurën e plotë e cila i parapriu aktivitetit për largim të sigurtë të materieve kimike nga lokacione dhe sektorët e prodhimit në rrethinën e SHA “OHIS” – Shkup.
Personi juridik “Eko Centar 97”, është zgjedhur si ofertues më i volitshëm në Konkursin publik me datë 11.04.208, i publikuar nga Drejtuesi i falimentuar i SHA “Ohis” – Shkup, Marinko Sazdovski, për largimin, dislokimin, shkatërrimin apo neutralizimin e arterieve kimike nga lokacionet dhe sektorët prodhues në rrethinën e SHA “Ohis” Shkup.
Përkatësisht, me vendim të Komitetit drejtues për koordinim dhe udhëheqje në sistemin për kriza është vendosur dislokim dhe neutralizim i materialit të rrezikshëm kimik – bërlloku të jetë në llogari të SHA “Ohis”, në falimentim, pra në përputhje me këtë udhëheqësi i falimentuar shpall konkurs publik. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk është pron.kreditor i SHA “Ohis” Shkup dhe nga këtu nuk ka marrë pjesë në procedurat për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm. Pas publikimit të thirrjes, MMJPH-ja, me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 2, dha mendim në të cilën tha se nëse një pjesë e lëndëve kimike kthehet në qarkullim, nevojitet të merren parasysh dispozitat (neni 31) nga Ligji për kimikale (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 145/10, 53/11, 164/13, 116/15, 149/15 dhe 37/16) dhe nëse përsëri, sasia e plotë e kimikalëve trajtohen si mbetje e rrezikshme, duhet të veprohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për menaxhim me bërllokun.
Pas realizimit të thirrjes publike nënshkruhet Marrëveshje mes personit juridik “Eko Centar 97” dhe SHA “Ohis”, Shkup (Marrëveshja nr. 857/0307 nga 20.12.2018), aktivitetet është dashur të realizohen në afat prej 9 muajve. Sasia dhe lloji i kimikaleve të cilët është dashur të largohen me këtë aktivitet janë dhënë në kuadër të këtij Informacioni.
Pas zgjedhjes, personi juridik “Eko Centar 97”, dorëzoi “Letër për qëllime për realizimin e aktiviteteve”, në pajtim me Ligjin për mjedisin jetësor dhe MMJPH-së veproi mbi kërkesën, gjegjësisht e obligoi personin juridik të përpunoj elaborate për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor, me qëllim të vlerësimit të aktiviteteve mbi mjedisin jetësor para se të fillojnë me realizimin e projektit. Gjatë vlerësimi të elaboratit për ndikim në projektin mbi mjedisin jetësor merret parasysh përgatitja, punimet, zbatimi dhe ndalimi me realizimin e projektit, përfshi rezultatet dhe efektet nga përfundimi i projektit dhe largimi i substancave ndotëse. Nga dokumentacioni i dorëzuar është konstatuar se me zbatimin e projektit për largim të sigurt të materieve kimike nga lokacionet dhe sektorët e prodhimit në SHA “Ohis” Shkup, nuk do të ketë ndikim të dukshëm mbi mjedisin jetësor dhe personi juridik “Eko Centar”, u obligua plotësisht dhe pa përjashtime t’i përmbahet regjimit të shkruar dhe masave për mbrojtje të parapara në Elaboratin për mbrojtje të mjedisit jetësor, si dhe drejt zgjidhjeve shtesë nëse gjatë realizimit të projektit tregohet nevoja nga rritja e vëllimit dhe llojit të parandalimit.
MMJPA-ja me Vendim e obligoi personin juridik edhe për përpunimin e planeve të posaçme për zbrazje, derdhjen e kimikaleve me masa për mbrojtje të punëtorëve dhe mjedisit jetësor, dhe procedura të posaçme për veprim në terren. Pastaj edhe Plan për pajisjet e duhura dhe enë për ripaketim, pajisje mbrojtëse dhe pajisje të duhur për monitorimin e emetimeve dhe vlerësim të rrezikut për punëtorët të cilët do të jenë të përfshirë në realizimin e projektit, i cili duhej të jetë gati nga ana e “Eko Centar 97”, para fillimit të projektit.
Në pajtim me këtë, MMJPH-ja informon se është vepruar në pajtim me rregullativën dhe në pajtim me kompetencat të cilat i ka në këtë pjesë të lëndës. Realizimi i të gjithë masave të parapara dhe aktiviteteve në pajtim me Vendimin është obligim i personit juridik, ndërsa mbikëqyrje mbi realizimin e këtyre masave është kompetencë e DIZHS-së.
DIZHS-së, konfirmon nëse janë përmbushur kushtet e shënuara në elaborate dhe ka të drejt të urdhëroj zbatimin e masave të konstatuara në elaborat, të cilat nuk zbatohen dhe e konfirmon afatin kohor për zbatim të masës.
Ju lutem përcilleni linkun në ueb faqen tonë, ku mund ta gjeni Elaboratin për mbrojtje të mjedisit jetësor: https://bit.ly/2K9OlN3
Në mënyrë plotësuese dëshirojmë t’ju njoftojmë se MMJPH-ja përgatit propozim ndryshime të Ligjit për mjedisin jetësor, të cilët më kanë hyrë në procedurë qeveritare, me të cilët ndryshime ligjore rregullohet mënyra e identifikimit formal të “rajonit të kontaminuar” dhe pragut të shkallës së ndotjes së mediave në mjedisin jetësor për fitimin e atij statusi, për realizimin e masave për rimeditim.
Po ashtu me ndryshimet ligjore parashihet përgatitje obligative e Planit për menaxhim me rajon të kontaminuar, në pajtim me legjislacionin e BE-së, i cili në rast të transferimit të pronës që është pjesë e kontaminuar e rajonit, gjithashtu të jetë pjesë përbërëse e Marrëveshjes për shitblerje.
Zyra për komunikim me publikun



