Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës deri në 100 metra sot në mëngjes ka në rrugën Tetovë – Shkup. Reshje bore me intensitet mesatar janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por nuk paraqesin ndonjë pengesë për trafikun. Reshje të lehta shiu dhe bore janë regjistruar në qafën malore të Presekës, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


