Mitrev: Maqedonia ndihet në një nivel më lart se Bullgaria

Mitrev: Maqedonia ndihet në një nivel më lart se Bullgaria

Vetëm përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të zgjidhte çështjen e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, tha Dobre Mitrev, kryetar i Shoqatës së miqësisë maqedonase-bullgare. Siç vlerësoi ai në emisionin “360 gradë” në Alsat, tek ne ka mendim se jemi një nivel mbi Bullgarinë.

– Advertisements –

“Nuk mendoj se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të zgjidhë çështjen e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Mënyra e të menduarit në Maqedoni është e gabuar… do të thosha edhe ndaj Bullgarisë. A është nga e kaluara, kur ne ishim në Jugosllavi, dhe ata ishin në bllokun lindor … mënyra e të menduarit për ato vende … kishte edhe Çekia, Polonia dhe Rumania … nuk ka diskriminim për ata, kurse për bullgarët ka … qasja është e gabuar. Mendoj se Maqedonia ndihet një nivel më lart se Bullgaria,” tha Mitrev.