Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sot ka patur takim joformal me kryeministrin e Qeverisë teknike, Talat Xhaferi dhe me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mitreski në fejsbuk ka publikuar se në takim kanë biseduar për periudhën që na pret dhe se nuk heqin dorë nga axhenda evropiane
Qëndrojmë me vendosmëri në përcaktimin që të mos devijojmë nga axhenda evropiane, e cila është e vetmja mundësi për vendin tonë për prosperitet dhe progres demokratik. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme. Në të njëjtën kohë, konstatuam se në periudhën e ardhshme do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të krijuar kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike pa asnjë të metë”, shkruan Mitreski në profilin e tij në Fejsbuk.