Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së në NjZ 2, Vllado Misajllovski sot në Çair ka porositur se atje nuk do të ketë më qytetarë të rendit të dytë, ndërsa ka premtuar objekte infrastrukturore dhe më shumë investime kapitale.
“Premtojmë objekte infrastrukturore, premtojmë më shumë investime kapitale. Pas meje gjendet poliklinika e Çairit, LSDM premtoi se do ta rinovojë komplet, por mund të shohim se asnjë gurë nuk është lëvizur. Ne ndoshta premtojmë mijëra projekte, por të gjitha ato do të përmbushen, pasi ne qëndrojmë pas çdo projekti të premtuar. Ndoshta nuk premtojmë gjithçka, por atë që e premtojmë do ta plotësojmë. Këtu mjaft qytetarë ndjehen si qytetarë të rendit të dytë, pasi institucionet nuk punojnë për ta, pasi pushteti lokal dhe qendror i ka harruar”, ka thënë Misajllovski.
Ai nga çairasit ka kërkuar mbështetje për siç tha, “të bëjnë ripërtëritjen e kulturës, të rinovojnë infrastrukturën si dhe traditën dhe dinjitetin e vlerave familjare”.
“Çairi është vend i cili meriton t’i jepet theks i veçantë, Çairi nuk guxon të harrohet dhe këta njerëz që kanë mbetur këtu, duan vetëm një perspektivë më të mirë, standard më të mirë dhe fëmijët e tyre të vazhdojnë të jetojnë këtu”, ka thënë ai.