Me zbatimin e projektit të ri “Mirëserdhe bebe” prindërit më lehtë mund ta marrin certifikatën e lindjes së fëmijës në afat prej 48 orë nga lindja, gjegjësisht akoma pa dale foshnja nga spitali. Ky projekt në të gjitha maternitetet në Shkup do të fillojë të zbatohet që nga 24 korriku, ndërsa nga 1 shtatori në të gjithë Maqedoninë.
Çdo nënë që lind fëmijë në një afat kohorë prej 48 orëve të mund të marrin certifikatën e lindjes, normalisht kusht për këtë është që ato të kenë vendosur për emrin e foshnjës dhe të dy prindërit të kenë letërnjoftime -deklaroi Arben Taravari,ministër i Shëndetësisë.
https://www.facebook.com/zdravstvomk/posts/1520190511371466
“Mirë se vjen bebe është njëra nga risitë e sistemit “Termini Im”, i cili gradualisht po plotësohet me përmbajtje të reja. Shpresojmë se me këtë risi do ju ndihmojmë prindërve të ri të shijojnë momentet e foshnjës së porsalindur, në vend se të presin nëpër sportele”, tha ministri Taravari.
Për detaje rreth asaj se si mund ta nxirrni certifikatën e foshnjës ndiqeni videon më poshtë:
https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/videos/1885102525075367/

